Disa orë para zgjedhjeve, arrihet edhe një koalicion në Klinë
dp

Lexo edhe“Nëse nuk e din kënd ke me e votu, e din kë nuk ke me e votu”, Çka pritet nga balotazhi i nesërm sipas Goranit?

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, në komunën e Klinës është arritur një marrëveshje e re bashkëpunimi mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK), shkruan IndeksOnline.
Kryetari i Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka njoftuar se në zyrën e AAK-së në këtë komunë ka pritur kryetarin e degës së PSHDK-së, Tush Berisha, dhe sekretarin e degës, Lorenc Culaj.
“Me PSHDK-në kemi arritur një marrëveshje parimore për mbështetje në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen nesër,” ka shkruar Elezaj.

Lexo edhe“Nëse nuk e din kënd ke me e votu, e din kë nuk ke me e votu”, Çka pritet nga balotazhi i nesërm sipas Goranit?
Ai ka theksuar se ky bashkëpunim është dëshmi e vullnetit të përbashkët për t’i dhënë Klinës një qeverisje transparente, llogaridhënëse dhe në shërbim të çdo qytetari./IndeksOnline/