Familje të tëra në Bushnesh të Thumanës, nuk po trajtohen siç u takon që pas dëmeve që u shkaktoi tërmeti.
Shtëpia e Frrok Kaçorrit është e pabanueshme, pas refuzimit të kërkesës së tij për një çadër, ai dhe 6 të afërm të tij e kalojnë natën në këtë kamion.
Kryefamiljari shprehet se nuk mund të largohet nga banesa e tij për shkak të blegtorisë.
“Natën e kemi kaluar në një kamion. Kam shkuar për çadër dhe më kanë thënë se nuk na ka ardhur të japim çadra në fshat. Ne kemi lop, kemi bagëti nuk mund të largohemi”
Vështirësitë e të jetuarit në kamion i tregojnë edhe më të vegjlit e familjes.
“Është shumë ftohtë, unë dua të na rregullojnë shtëpiat”
“Dua një shtëpi që të rri ngrohtë”
















