Shqipëria, vendi ku politikanët pasurohen në kurriz të popullit dhe po më propagandë u shpërlan mendjen se po i shpëton nga mjerimi.
Dyfishime taksash, shpërdorim i parave publike për lukse, marrje frymë deri në grahmën e fundit edhe më pas me pafytyrësinë më të madhe të kërkojnë të rivotosh…
Falë politikës, pushtetit më të madh me të cilët “vishen” disa persona që as kuptimin nuk ia dinë, është bërë shndërrimi nga çobanë dhensh në sheikë me pasuri marramendëse.
Shitje mendsh se cili ka më shumë në banka, “hapje” me makinat luksoze në “vatrën” që hyn çdo të enjte në shtëpitë e shqiptarëve, parkohen ato… miliona euro.
Me vlera të pakapshme për një shqiptar me rrogë mesatare në këtë vend, s’di nga t’i çosh sytë më parë të enjteve në Kuvend kur radhiten automjetet luksoze të politikanëve shqiptarë.
Shumica e pushtetarëve me makina luksoze me vlerë deri në mbi 100 mijë euro, kanë si të ardhura të ligjshme vetëm dy paga shtetërore.
Që një familje e zakonshme shqiptare të arrijë të blejë një makinë të tillë, duhet të punojë dhe kursejë mbi një gjysmë shekulli.
Edhe ata politikanë që janë biznesmenë, paratë i kanë marrë nga buxheti i shtetit shqiptar, përmes tenderave korruptivë, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo përmes personave të tjerë, shkruan Pamfleti.
Nga makinat që kanë blerë me paratë që u kanë vjedhur shqiptarëve, ata sfidojnë shqiptarët pas xhamave të errët.
Mbetet për t’u parë nëse do t’i thërrasë SPAK se ku i kanë marrë paratë për të blerë makina të tilla.
Lista
Anastas Angjeli, makinë 87 mijë euro
Lulzim Basha, makinë 72 mijë euro.
Monika Kryemadhi, makinë 33 mijë euro
Ridvan Bode, makinë 90 mijë euro (në emër të dikujt tjetër)
Flamur Noka, makinë 40 mijë euro
Nard Ndoka, makinë 85 060 euro
Bashkim Fino, makinë 40 mijë euro
Astrit Veliaj, makinë 111 mijë euro
Sadri Abazi, makinë 105 mijë euro
Omer Mano, makinë 102 500 euro
Halim Kosova, makinë 63 mijë euro
Tom Doshi, makinë 68 mijë euro
Bujar Derveni, makinë 54 mijë euro
Robert Bitri, makinë 44 mijë euro
Agron Çela, makinë 145 mijë euro
Spartak Braho, makinë 34 mijë euro
Edi Paloka, makinë 25 mijë euro
Fatmir Mediu, makinë 10 mijë euro
Genc Pollo, makinë 29 mijë euro
Arben Ahmetaj, makinë 25 mijë euro
Damian Gjiknuri, makinë 44 mijë euro
Vangjush Dako, makinë 25 mijë euro
Genc Ruli, makinë 44 milionë lekë.