back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaJetëKurioziteteDikur peshonte 140 kilogramë dhe paguante dy bileta për aeroplan, pasi humbi...

Dikur peshonte 140 kilogramë dhe paguante dy bileta për aeroplan, pasi humbi 75 kilogramë habiti të gjithë me linjat trupore (Foto)

Të ngjajshme

Denigrimi karshi Malit/ BBVA penalizon Rogertin

Rogert Sterkaj do të jetë në nominim në Big...

Aston Villa e zyrtarizon ish-sulmuesin e Chelseas dhe Milanit

Aston Villa ka zyrtarizuar transferimin e Tammy Abraham. Sulmuesi anglez...

Po kërkohej nga INTERPOL, Policia arreston në Prishtinë një të dyshuar për trafik narkotikësh

Policia e Kosovës, përkatësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për...

Një nënë e cila dikur peshonte 140 kilogramë, pranoi se kishte mbetur e “traumatizuar” kur kuptoi se nuk mund të ulej në karrigen e aeroplanit, dhe kështu nga ky turpërim kishte vendosur që të mos shkojë për pushime për më shumë se një dekadë.

Por në momentin që i tha vetes “boll” dhe vendosi të heq dorë nga ushqimi kalorik dhe çokollatat, ajo u transformua në një zonjë që të gjithë ia kanë lakmi, transmeton Telegrafi.

Lisa Ellison 47-vjeçe nga Manchester i Anglisë, pranoi se kishte pasur problem me mbipeshën që nga lindja e djalit të saj Lee, qysh para 23 viteve.

Por ajo çfarë e bëri të ndihej e turpëruar, ishte momenti kur derisa po bëhej gati për udhëtimin e saj për në Salou të Spanjës, dhe brenda aeroplanit e kuptoi se nuk mund të ulej në një karrige sikur pasagjerët tjerë dhe u detyrua të paguaj dy bileta.

Ky moment i sikletshëm e bëri atë aq shumë nervoz, sa që më nuk mendoi për pushime e lëre më për udhëtimet me aeroplan.

Por ndarja nga ish-bashkëshorti duket se përfundimisht asaj “ia hapi sytë”, dhe një ditë i tha vetes “mjaft” dhe vendosi t’i nënshtrohet dietave strikte dhe ushtrimeve në palestër.  Dhe brenda një përudhë relativisht të shkurtër, arriti të humb 75 kilogramë.

Ky transformim i riktheu dëshirën për pushime dhe pas më shumë se dhjetë viteve pauzë, tani ajo mund të qëndrojë lirshëm e ulur në karrigen e aeroplanit, pa pasur frikë që dikush do ta përqesh.

Ajo sot peshon 65 kilogramë, dhe thotë se nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, pasi synon të formojë linja trupore që gjithmonë i kishte ëndërruar. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz