Jan Koum, themeluesi dhe bashkë-pronari i kompanisë WhatsApp, brenda natës u bë miliarder, pasi kompaninë e tij ia shiti Facebook-ut.
Ai dikur ka qenë aq i varfër sa nuk ka patur para për tu ushqyer. Me nënën e tij kanë mbijetuar…
Me nënën e tij kanë mbijetuar falë pensionit invalidor.

InfoKosova ju sjell disa histori të ngjajshme të disa miliarderëve tjerë:
1. Kenny Troutt, pronar i kompanisë së telekomunikacionit Excel Communications, sot peshon 1.7 miliardë dollarë.
Shkollimin e ka paguar duke shitur sigurime jetësore.
Babai i tij ka qenë një kamarier lokal i cili nuk ka patur mjete të mjaftueshme për t’ia paguajtur fakultetin.
Kompaninë e ka formuar në vitin 1988, ndërso sot kënaqet me kuajtë dhe garat.

2. Pronari i Sturbucks, Howard Schultz ka jetuar në një zonë të varfër, më saktësisht në anën e kundërt të asaj ku kanë jetuar të pasurit dhe të suksesshmit.
Një ditë vendos ta kalojë gardhin dhe të merr kontrollë mbi jetën e tij.
Mer bursë për futboll, ka punuar në Hegoh dhe mjetet e fituara i ka investuar në blerjen e kafeterisë lokale Sturbucks.
Sot egzistojnë mbi 16.000 dyqane të Sturbucks në mbarë botën, ndërsa pasuria e tij arrin në 2 miliardë dollarë.

3. Një nga tregimet inetersante është edhe ajo e biznesmenit pakistanez Shahid Khan i cili ka nisur si një larës i enëve.
Tani është njëri nga personat më të pasur në botë.
Ai është pronar i kompanisë Flex-N-Gate, NFL Klubit Jacksonville Jaguar dhe klubit futbollistik Fulham.
Pasuria e tij vlerësohet në 3.8 miliardë euro.

4. John Paul DeJoria, pronar i kompanisë kozmetike Patron Tequila, si një fëmijë 10 vjeçar ka shitur gazeta dhe kartolina që të mund ti ndihmojë familjes.
Pasi ka jetuar si i adoptuar, ka qenë anëtar i bandave dhe pjesëtar i ushtrisë, ka huazuar 700 dollarë me të cilat ka bërë shampon të cilin e ka shitur derë më derë.

5. Leonardo Del Vecchio, pronar i prodhuesit më të madh për syze dielli dhe italiani i dytë më i pasur, dikur ka jetuar në jetimore dhe ka punuar në fabrikë në të cilën e ka humbur njërin prej gishtave.
Pasuria e tij vlerësohet në 15.3 miliardë dollarë.

6. Li Ka-Shing është kinez, i cili gjatë viteve të 40-ta ka ikur në Hong Kong, si dhe si një fëmijë 15 vjeçar është kujdesur për familjen.
Ai ka krijuar kompaninë Cheung Kong Industries e cila në fillim është marë me shitjen e produkteve prej plastike, ndërsa më pastaj idetë e tija i ka përqëndruar tek patundshmëritë.
Pasuria e tij tani arin në 30 miliardë dollarë.

7. Pronari i kompanisë Oracle, Larry Ellison, e ka braktisur shkollën e mesme pasi ka ndëruar jetë tezja e tij, dhe gjatë tetë viteve të ardhshme ka punuar profesione të ndryshme.
Vendos të nisë biznesin e vet dhe krijon kompaninë Oracle, e cila sot është njëra nga kompanitë më të suksesshme në botë.
Pasuria e tij vlerësohet me 41 miliardë dollarë.
