Promotori i Joshuas, Eddie Hearn paraprakisht kishte konfirmuar se edhe meçi i ardhshëm i boksierit britanik do të jetë në stadiumin Wembley dhe data është 13 prilli i vitit të ardhshëm.
Ajo që nuk dihet është se kush do të jetë në ring përballë Joshuas. Konfirmimi pritet pas meçit të datës 1 dhjetor, ku përballen Deontay Wilder dhe Tyson Fury. Wilder është kampion në versionin WBC dhe Joshua e pohoi se ai është kundërshtari, të cilin ai e preferon.
“Mendoj që Wilder është numër 1. Nuk dua ti listoj kush është numër 2 e numër 3. Wilder është numër 1 nga të gjithë pretendentët tjerë”, pohoi Joshua në intervistën pas meçit, transmeton Insporti.
Joshua dhe Wilder kanë qenë më herët në negociata , mirëpo, deri ato kishin dështuar për shkak të mospajtimeve për ndarje të fondit të shpërblimeve.
Ndërkohë promotori Hearn sot për BBC pohoi se nëse nuk është Wilder, “atëherë kundërshtari i ardhshëm i Joshuas do të jetë Dillian Whyte”.