Digjet Range Rover-i i kryetarit të komunës
03

Lexo edheDy motrat në konflikt me kunatën, njëra e rreh, tjetra ia drejton pushkën

Vetura e Kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli është përshirë nga flakët.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 04:26 e mëngjesit, në lagjen “Lef Sallata” Vlorë pranë zyrave të punës.
Automjeti tip Range Rover e cila përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë ka qenë e parkuar pranë pallatiti ku kryebashkiaku banon
Si pasojë e djegies së automjetit Range Rover është djegur edhe një automjet tip Ford që ishte parkuar në afërsi. Automjeti tip Ford është e shtetasit me iniciale B.A.

Lexo edheDy motrat në konflikt me kunatën, njëra e rreh, tjetra ia drejton pushkën
Nga flakët, të dy automjetet janë dëmtuar plotësisht.
Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.