BallinaJetëKurioziteteDiamanti që u shit për 53 milionë dollarë

Diamanti që u shit për 53 milionë dollarë

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Diamanti “Lesedi La Rona (Drita jonë)” i cili njihet si diamanti i dyti më i madh në botë është shitur për 53 milionë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të CNN kompania britanike e bizhuterive të çmuara Graff Diamonds bleu diamantin prej 1.109 karatësh për 53 milionë dollarë.

Vitin e kaluar diamanti u nxorr në ankand në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, por nuk ishte blerë nga askush me çmimin e vendosur prej 70 milionë dollarësh.

Diamanti u gjet në minierën e kompanisë kanadeze Lucara Diamond në Botswana në nëntor të vitit 2015. Diamanti mori emrin Lesedi La Rona që në gjuhën vendase të Botswanës ka kuptimin “Drita jonë”.

Diamanti prej 1.109 karatësh është regjistruar si diamanti i dytë më i madh i cili është gjentur deri më tani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz