Dhunoi turistët spanjollë në Porto Palermo, arrestohet Mihal Kokëdhima
01

Lexo edheBisha amerikane e aktivizuar për herë të parë në Kosovë, mbush sot 30 vjeç

Pas ngjarjes se ndodhur nje dite me pare, ku pas nje konflikti ne biznesin e tij, ndoqi dhe dhunoi grupin e turisteve spanjolle, policia ka reaguar duke arrestuar pronarin e lokalit ne Porto Palermo.
Sipas policise, ne pranga eshte vene shtetasi Mihal Kokëdhima, 51 vjeç, banues në Sarandë.
“Në lokalin e tij Bar-Restorant në Porto Palermo të Himarës, shtetasi M.K., për motive të dobëta ka kanosur me fjalë një grup turistësh spanjollë dhe më pas ka dëmtuar mjetin e transportit privat të tyre dhe është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup por më shumë është dëmtuar shtetasia spanjolle K.R”, njofton policia.

Lexo edheBisha amerikane e aktivizuar për herë të parë në Kosovë, mbush sot 30 vjeç
Kokëdhima dhunoi turistët spanjollë pasi ata u larguan nga restoranti i tij sepse nuk i pëlqeu shërbimi.