back to top
Saturday, December 27, 2025
BallinaLajmeDhunohet brutalisht gazetari i njohur, Elton Tozaj rrezikon të humbasë shikimin

Dhunohet brutalisht gazetari i njohur, Elton Tozaj rrezikon të humbasë shikimin

Të ngjajshme

KEK i kundërpërgjigjet KEDS-it: Nuk jemi përgjegjës për ndërprerjet e energjisë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar ndaj një...

Jemi në fund të dhjetorit dhe Florian Wirtz sapo shënoi gol për Liverpoolin

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Më në fund shpërthen Wirtz, goli i parë me fanellën e Liverpoolit ndaj Wolvesit

Liverpooli ka dyfishuar epërsinë ndaj Wolvesit në ndeshjen e...
- Advertisement -

Gazetari Elton Tozaj, është dhunuar barbarisht ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka ndarë një foto ku shihet i dhunuar dhe me shenja në fytyrë nga goditjet.

- Advertisement -

Familja ka bërë të ditur se Elton Tozaj ndodhet aktualisht në gjendje të rënduar shëndetësore dhe po merr trajtim intensiv mjekësor. Sipas tyre, situata është delikate, pasi gazetari po lufton për të mos humbur shikimin, çka e bën edhe më alarmante këtë ngjarje.

Reagimi i familjes së gazetarit:

Të dashur miq,

Dje rreth orës 19:30, në autostradën Tiranë-Durrës, gazetari Elton Tozaj u sulmua barbarisht nga persona tashmë të identifikuar. Kërkojmë veçanërisht që një personazh i njohur i shoëbiz-it, i cili frekuenton pikërisht këta persona, të distancohet publikisht sot dhe të sqarohet lidhja që ka me vajzën e ngjarjes në Rrugën Ura – Patok – Kodra e Diellit.

Eltoni po lufton për të mos humbur shikimin dhe shpresojmë që së shpejti të rikthehet pranë nesh si më parë.

Me shumë dashuri,

Familja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz