back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeDhuna në stacion, polici e ka “vuajtur” suspendimin (VIDEO)

Dhuna në stacion, polici e ka “vuajtur” suspendimin (VIDEO)

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Policia thotë se rasti kur një pjesëtar i tyre godet të arrestuarin që ishte sjellë me pranga në stacionin policor në Prizren është rast i vjetër.

Në njoftimin e tyre thuhet se zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast kanë qenë të suspenduar, duke lënë të kuptohet se ata tashmë janë kthyer në punë.

“Ju njoftojmë se nuk bëhet fjalë për ndonjë rast të ndodhur në kohën e tanishme, por kemi të bëjmë me një rast të rreth një viti më përpara dhe lidhur me këtë rast me kohë janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, ku zyrtarët policorë kanë qenë të suspenduar, kanë marrë masat ndëshkuese në pajtim me ligjet dhe procedurat e parapara për raste të kësaj natyre”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Edhe Inspektorati Policor, në një përgjigje për Klankosova.tv, e ka konfirmuar se ky rast ka ndodhur muaj më parë.

Veçse IPK-ja, ndryshe nga Policia, thotë se bëhet fjalë vetëm për një polic të suspenduar ndaj të cilit ishte ushtruar ankesë për përdorim të forcës.

“Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht Departamenti i Hetimeve, në janar të vitit 2021 ka pranuar ankesë nga një qytetar i cili ankohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga zyrtarë policorë në Prizren. Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 17.01.2022 në Prizren. Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore”.

“Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente hetuesit e IPK-së kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj një zyrtari policor të dyshuar në këtë rast me dyshimin se ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” si dhe në interes të hetimit është dhënë rekomandimi për suspendim nga detyra”.

Klankosova.tv ka publikuar gjatë ditës këtë video, të cilën e ka pranuar nga një lexues, ku shihet se si një polic e godet disa herë të arrestuarin që me duar të lidhura mbahet nga disa kolegë të tij në stacionin e policisë në Prizren.

Të Fundit

Sport

ShowBiz