BallinaLajmeDhomat iu përdorën si karantinë, studentët të shqetësuar për gjësendet e tyre...

Dhomat iu përdorën si karantinë, studentët të shqetësuar për gjësendet e tyre në konvikte

Të ngjajshme

Vdekja e tre kosovarëve në Vjenë: Urdhërohet autopsia, kërkohet përgjegjësi për rastin

Tre kosovarë humbën jetën në një kantier ndërtimi. Bëhet fjalë...

Këta janë 25 kandidatët për dy vende bosh në Gjykatën Kushtetuese

Të martën, më 17 mars, ka përfunduar afati i...

Zbulohet vendbanim ilir në Lushnjë

Një tjetër vendbanim Ilir është zbuluar në Lushnjë. Gërmimet arkeologjike...

Pas kërkesës drejtuar Qendrës së Studentëve, “Paqja Studentore” po vazhdon të interesohet për gjësendet e studentëve në konvikte, duke i kërkuar kështu rektorit të Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, që ta kontakojë drejtorin e konvikteve në lidhje me sigurinë e gjërave të studentëv.

“Duke e ditur që banorët e këtyre konvikteve janë studentë të universitetit të cilin e drejtoni, kërkojmë nga ju që ta kontaktoni zyrtarisht drejtorin e Qendrës dhe të kërkoni përkujdesje për gjësendet e studentëve nga ana e institucionit që ky i fundit drejton, si dhe së bashku të gjeni një zgjidhje që studentët të mund t’i marrin librat dhe gjërat e tjera, të cilat janë mëse të domosdoshme për ta”, thuhet ndër të tjera në kërkesë.

Kjo kërkesë erdhi si rezultat i ankesave të vazhdueshme që Paqja Studentore i ka pranuar nga studentët, të cilët janë të shqetësuar për sigurinë e gjërave të tyre pas shndërrimit të konvikteve në karantinë.

Aktualisht në Qendrën e Studentëve janë qindra kosovarë të cilët kanë ardhur nga shtetet e jashtme, dhe të cilët në bazë të vendimeve të marra nga institucionet, duhet të futen në karantinë për 14 ditë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz