Dhimbje e lot në Durrësin e veshur me të zeza, lamtumirë familja Lala….
BILLI
Lexo edheVeturat në Klinë rrezikohen nga treni, nuk vendoset mbrojtësja për siguri
Dhimbje e lot sot në Durrës teksa përcillen në banesën e fundit viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.
Në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” po mbahen homazhet për 8 anëtarët e familjes Lala.
Të veshur me të zeza, njerëz të shumtë janë mbledhur për t’iu dhënë lamtumirën e fundit për 8 anëtarët e familjes Lala që gjetën vdekjen nën rrënojat e banesës së tyre në zonën e Kënetës në Durrës.
I vetmi i mbijetuar i kësaj familje është Ramë Lala, i cili është nisur për mjekim të specializuar në Itali.

Lexo edheVeturat në Klinë rrezikohen nga treni, nuk vendoset mbrojtësja për siguri
Ndërsa gjyshja Sahadetja, djali Iliri, nusja Marjeta, mbesa Grisilda, fëmijët e Marjetës, Amelia, Emilio, Dionisa dhe Enisi po kalojnë sot për herë të fundit në qytetin që i priti dhe i mori përjetësisht.
Në homazhe është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri Blendi Çuçi.