Detajet fizike: Grabitësi i vrarë u shfaq tullac në Rinas, ja çfarë fshihej poshtë maskës paruke
BILLI
Lexo edheKush është kapo i bandës në arrati që mund të fshihet pas super-grabitjes së 10 milionë eurove në Rinas
Ani pse nuk u identifikua me emër grabitësi mbetur i vrarë sot në Rinas, grupi hetimor ka dhënë detaje mbi të dhënat antropologjike të personit që humbi jetën, transmeton Gazeta Metro.
Sipas ekspertizës edhe pse në foto ai duket me një maskë pa flokë, në të vërtetë flokët i ka të prera shkurt.
Ndërsa mjekra me të cilën shfaqet në foto nuk është e sajuar, por është e tij.

Lexo edheKush është kapo i bandës në arrati që mund të fshihet pas super-grabitjes së 10 milionë eurove në Rinas
Po sipas grupit hetimor, grabitësi i vrarë është i moshës 30-35 vjeç, ndërkohë që po shikohen shenjat e gishtërinjve nëse ka qenë pjesëmarrës në një tjetër vepër penale.
Deri më tani dyshohet se janë 5 grabitësit që morën pjesë në grabitjen e 10 milion eurove sot në Rinas, ndërsa po punohet për të verfikuar nëse është vrarë nga bashkëpunëtorët e tij apo nga Policia./gazetametro.net