BallinaLajmeDetaje të reja rreth kamerave të burgut ku gjendej Astrit Dehari

Detaje të reja rreth kamerave të burgut ku gjendej Astrit Dehari

Të ngjajshme

Nga shpallja e listës te stërvitja e parë, zbulohet programi i Kombëtares shqiptare

Kombëtarja shqiptare do t’i nisë përgatitjet për sfidat e...

Aksident mes dy kamionëve në rrugën Prishtinë–Pejë, një person kërkon ndihmë mjekësore

Një aksident trafiku është regjistruar pasditen e sotme në...

Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën 100 të vdekur

Mbi 100 persona kanë humbur jetën pas një sulmi...

“Tokin” e bëjnë tokë në Ferizaj, tjetër humbje e Prishtinës

Skuadra e Prishtinës ka pësuar humbje ndaj Ferizaj me...

Askush nuk është parë duke hyrë apo dal nga dhoma e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit në kohën kur dyshohet se i ndjeri ka ndërruar jetë.
“Indeksonline” ka mësuar se njësitet hetimore përkatëse kanë bërë verifikimin e të gjitha kamerave e sigurisë në Qendrës së Paraburgimit në Prizren, në pjesën ku gjendej dhoma e Deharit,

“Është bërë verifikimi i lëvizjeve përmes kamerave të sigurisë në periudhën e pauzës nga njësitet përkatëse hetimore, ku nuk është vërejtur asnjë lëvizje drejt dhomës së Deharit”, ka thënë ky burim për “Indeksonline”.

Të njëjtat burime kanë pohuar se njësitet hetimore tashmë kanë nisur të bëjnë ekspertizën e kamerave, për të verifikuar nëse ka pasur ndonjë manipulim të tyre.

“Ka mbetur të bëhet ekspertiza e kamerave që të hiqen dyshimet për manipulimin e sistemit të kamerave të sigurisë”, është shprehur ky burim .
Po ashtu mësohet se përveç gërvishtjeve në qafë dhe duar, Dehari ka pasur edhe shqyerje të indeve të rrugëve të frymëmarrjes.

I ndjeri, Astrit Dehari,  po mbahej në paraburgim për hetimet lidhur me dyshimin se bashkë me pesë aktivistë të tjerë të LVV-së, Atdhe Arifi, Adea Batusha, Egzon Haliti, Petrit Ademi dhe Frashër Krasniqi kishin planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës me datën 4 gusht 2016./Gita Lushi/Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz