BallinaLajmeDetaje të reja rreth 11-vjeçarit të kidnapuar që u paraqit në polici

Detaje të reja rreth 11-vjeçarit të kidnapuar që u paraqit në polici

Të ngjajshme

Skuadra arabe nis negociatat me lojtarin e Chelseat

Skuadra e Chelseat gjatë afatit kalimtar të verës pritet...

Vazhdojnë kërkimet për 55-vjeçaren e zhdukur në Deçan, në terren edhe FSK-ja

Operacioni i kërkimit për 55-vjeçaren e raportuar e zhdukur...

Porosit SOT, Prite NESËR – deri në -70% zbritje!

Foleja Deals vjen me oferta të reja në krejt...

FIFA ua ndalon transferimet tri klubeve të njohura turke

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA...

11 vjeçare nga Shtima që mbajt i kidnapuar për disa orë është mirë.

Atij po i bëhen të gjitha ekzaminimet mjekësore për të vërtetuar se ai realisht është mirë.

11 vjeçari është duke i kryer të gjitha kontrollet e nevojshme.

Agim Gashi zëdhënës për rajonin e Ferizajit thotë se 11 vjeçare i cili iku nga kidnapuesit e që më pas është paraqitur vet në polici, tashmë ndodhet në duar të sigurta.

“Të gjitha masat e nevojshme janë marrë”.

Sipas Gashit për shkak se fëmija është i mitur, policisë i duhet kohë për ta hetuar këtë rast.

“Fëmijës tashmë po i bëhen të gjitha kontrollet tek psikologu për fëmijë”, ka thënë shkurt Gashi për Express.

Sipas tij gjithçka që thuhet më shumë për këtë rast, mund të pengojë në hetimet që tashmë policia I ka filluar.

“Më 9.4.2018 rreth orës 00:15 minuta, viktima është paraqitur në stacionin policor në Ferizaj. Viktima është në gjendje të mirë shëndetësore dhe sipas deklaratës së tij, ai kishte arritur që të dalë nga automjeti i të dyshuarve dhe është paraqitur në polici”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Hetuesit policorë janë duke i vazhduar hetimet për zbardhjen e rastit.

Ndryshe, mbrëmë kidnapuesit e 11-vjeçarit familjes Tafa i kërkonin 50 mijë euro.

Motivet e rastit ende nuk dihen, por vetëm që babai i djalit kishte pranuar një mesazh në telefon, ku i kërkohej që t’i grumbullojë 50 mijë euro si kusht për lirimin fëmijës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz