Detaje të reja nga Gjermania ku u vranë tre persona
BILLI·

Tre persona kanë humbur jetën në qytetin Münster në Perëndim të Gjermanisë, pasi një makinë goditi turmën e njerëzve në tarracën e një restoranti.
Shoferi vrau vetën, njoftoi policia, duke mos dhënë detaje të tjera.

Ata nuk po kërkojnë të dyshuar tjerë derisa nuk është mohuar mundësia e një sulmi terrorist.

Spiegel raporton se në kohën e krimit, shumë policë ishin prezent në qendër tq Münster sepse ishte paralajmëruar një demonstratë e kurdëve.

Ata menjëherë shkuan në vendin e ngjarjes.

Lexo edheDalin pamje nga vendi ku ndodhi sulmi në Gjermani, mbetën disa të vdekur

Demonstrata ishte paralajmëruar për në orën 15:30 dhe incidenti gjithashtu ndodhi në të njëjtën kohë.
Siqdoqoftë deri më tani nuk ka informacione të sakte nëse ka lidhje në mes të demonstratës dhe incidentit.














