back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeDetaje rreth aksidentit që la të vdekur katër persona në Prishtinë (Foto)

Detaje rreth aksidentit që la të vdekur katër persona në Prishtinë (Foto)

Të ngjajshme

LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e institucioneve

Situata aktuale politike në vend, rezultati zgjedhor, procesi i...

Greqia goditet nga tërmeti, nuk raportohet për dëme

Një tërmet ka goditur sot brigjet e Greqisë perëndimore,...

Londrimi rrëqethet kur dëgjon këngën e Gjestit (video)

Ditën e sotme, Londrimi e ka nisur me ritualet...

Latifi kritikon Chomskyn për lidhjet me Epstein dhe qëndrimet publike

Profesori universitar Blerim Latifi ka reaguar lidhur me figurën...

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar se nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi pas mesnatës në Prishtinë, kanë mbetur të vdekur katër persona, dy meshkuj dhe dy femra.

Dy meshkuj dhe dy femra kanë vdekur në aksidentin e pasmesnatës në kryeqytet, saktësisht në mbikalimin në Lakrishte, në hyrje të Prishtinës. Aksidenti ka ndodhur pasi vetura e tipit “Audi” me targa gjermane.

“Automjeti ka rënë nga ura kryesore dhe si pasojë katër persona kanë vdekur, ndërsa edhe personi i pestë në gjendje të rëndë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor”, konfirmoi Hoxha për Gazetën Express.

Vetura që po mbante pesë qytetarë, nga të cilët vetëm një i shpëtoi aksidentit, ra nga ura ndërsa u raportua se ata po udhëtonin për në Viti.

Hoxha thotë se njësitet relevante janë duke hetuar rastin dhe për detaje shtesë do të njoftojnë me kohë.

Aksidenti ka ndodhur pas mesnate, saktësisht në ora 00:57 në rrethrrotullimin kryesor, magjistralja që lidh Mitrovicën me Prishtinën.

Zëdhënësi policor apelon dhe tregon se Policia e Kosovës pandërprerë ka apeluar posaçërisht tek drejtuesit e automjeteve për kujdes dhe vigjilencë të shtuar gjatë qarkullimit në trafik, rastet e tilla vazhdojnë të jenë shqetësuese.

Të Fundit

Sport

ShowBiz