back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeDetaje për të shtënat me kallashnikov në Podujevë, i dyshuari shtiu drejt...

Detaje për të shtënat me kallashnikov në Podujevë, i dyshuari shtiu drejt dy burrave, u gjetën 6 gëzhoja

Të ngjajshme

Rritja e çmimit të energjisë, Hoti i ka opsion edhe protestat

Avdullah Hoti, sonte në Rubikon foli për shumë zhvillime...

Portieri shënon gol dhe kualifikon Benfican në play-off

Skuadra e Benficas ka shënuar fitore 4:2 ndaj Real...

“E di që kam dalë e keqja jashtë”, Brikena flet pas sqarimit me Mateon

Pas sqarimit që u bë gjatë spektaklit të mbrëmshëm,...

Policia e Kosovës në raportin ditor ka dhënë detaje shtesë lidhur me incidentin me armë që ka ndodhur dje në Podujevë, i cili shkaktoi panik te qytetarët.

Sipas njoftimit zyrtar, i riu tashmë i arrestuar ka shtënë disa herë me armë automatike në drejtim të dy personave meshkuj, pa i qëlluar ata.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, njësitë policore kanë gjetur gjashtë gëzhoja, ndërsa si pasojë e të shtënave janë shkaktuar dëme materiale në dy automjete.

Policia ka konfiskuar nga i dyshuari një pushkë automatike të tipit AK-47, së bashku me një karikator të mbushur me 15 fishekë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejme ligjore. 

Të Fundit

Sport

ShowBiz