Detaje për personin që u gjet i vdekur në liqenin e Livoçit
03

Lexo edheLDK-ja gati për rrëzimin e Qeverisë, e pranon edhe votën e Listës Serbe

Personi që është gjetur i vdekur në ujërat e liqenit të Livoçit në Gjilan është një burrë 66-vjeçar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Sipas zyrtarit të Policisë, viktima është 66-vjeçari E.Sh.
Trupi i viktimës është gjetur në ujërat e liqenit të Livoçit.
Në operacionin e kërkimit të viktimës kanë marrë pjesë njësi të Policisë, të KFOR-it dhe zhytësit e FSK-së.
Për shkak se liqeni i Livoçit është i ngrirë, zhytësit janë detyruar ta thyejnë akullin për t’u zhytur në ujë.
Zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani, tha më herët për KALLXO.com se mbrëmë ishte gjetur një veturë me dyer të hapura buzë liqenit.

Lexo edheLDK-ja gati për rrëzimin e Qeverisë, e pranon edhe votën e Listës Serbe
Për shkak të motit të ligë, operacioni ishte ndërprerë mbrëmë për të vazhduar sot.
Njësitë e Policisë, FSK-së dhe KFOR-it kishin vendosur shirita të sigurisë rreth zonës.
Pas gjetjes së trupit të viktimës, të gjitha ekipet e përfshira në operacion janë larguar nga zona.
