back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaShqiptareDetaje nga plagosja e rëndë e bariut me eksplozivë, vëllai i tij...

Detaje nga plagosja e rëndë e bariut me eksplozivë, vëllai i tij kishte vrarë….

Të ngjajshme

Hoxhaj: Kosovës i duhet kthjellim politik në 2026, përndryshe rrezikon të humbasë edhe 10 vjet tjera

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka dhënë një paralajmërim...

Cilësi dhe çmim që ta qetëson shpirtin

Në një treg ku çmimet ndryshojnë çdo ditë, Petrol...

Princi William bëri një gjest të rrallë ndaj Kate

Vizita shtetërore e Presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe bashkëshortes...

Rruga drejt paqes në Ukrainë është e paqartë, thotë Trump

Rruga përpara për bisedimet e paqes në Ukrainë është...

Një 27 vjeçari nga fshati Shtëpëz i Gjirokastrës dyshohet se kanë vendosur lëndë eksplozivë.

Vitjon Llukës nga fshati Shtëpëz, i është vendosur lëndë eksplozive mesditën e sotme teksa ishte duke nxjerrë jashtë bagëtinë për t’i kullotur. Lënda shpërthyese ka dëmtuar në masë të madhe trupin e 27 vjeçarit, kryesisht në fytyrë, shkruan fax neës.

Burimet nga grupi hetimor në vendngjarje, bëjnë të ditur se Vitjon Lluka ka vështruar një objekt të çuditshëm të mbështjellë me letër dhe është ulur për ta hapur kur menjëherë ka shpërthyer. Rrjedhimisht Lluka ka ngelur pa ndjenja dhe dërguar me urgjencë në Spitalin e Gjirokastrës nga familjarët e tij. Ndërhyrja kirurgjikale ka qenë e menjëhershme aq sa mund të ndërhyhej pasi dëmtimi ishte shumë i madh.

Për rrjedhojë fytyra e Vitjon Llukës është deformuar në një masë shumë të madhe aq sa ka spostuar edhe pjesën e poshtme të nofullës. Duke parë se gjendja e tij ishte tejet kritike, në Gjirokastër ka mbërritur edhe helikopteri me të cilin e kanë transportuar për mjekim më të specializuar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Mendohet se kjo ngjarje vjen si hakmarrje e një vrasjeje që ka ndodhur më 23 mars të 2016 në Kthesën e fshatit “Andon Poci” ku autor ka qenë Enrik Lluka vëllai i Vitjon Llukës të plagosur rëndë ditën e sotme, shkruan ,  Fax Neës.

Enrik Lluka në 23 mars 2016, ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushëririt të dytë Dorian Llukës i cili humbi jetën dhe Bilbil Llukës që ngeli i lënduar si pasojë e dy plumbave. Enreik Lluka nuk është arrestuar ende nga policia.

Njoftimi policisë

“Më datë 25.02.2019,  në vendin e quajtur “Hani” (kullotë)  Subash,  shtetasi V.LL, duke ruajtur gjedhët , dyshohet të jetë dëmtuar me lëndë plasëse, i cili  është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë,”-raportoi policia.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave  të ngjarjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz