Detaje nga mbytja e fëmijëve kosovarë në Francë: Motra u mundua ta shpëtojë vëllanë por u mbyt edhe ajo
BILLI
Lexo edheI dehur bëri gara me policinë, dëbohet nga Zvicra 30 vjeçari nga Kosova
Një rast i rëndë ka ndodhur sot pasdite në Francë ku dy fëmijë njëri 5 vjet, tjetri 2 u mbyten duke luajtur pranë lumit në Francë.
Njëri dy viktimat (vajza) kanë lindur në vitin 2014 njëri dhe (vëllau) tjetri në 2017. Tragjedia ka ndodhur në Moingt, ujërat e të cilit e kanë rritur nivelin kohët e fundit nga shiu i fortë.
Nëna 35-vjeçare nga Kosova ishte duke ngrënë me fëmijët në një restorant fast-food, përpara se t’i merrte me vete në fund të pasdites për të luajtur pranë lumit në Montbrison.

Lexo edheI dehur bëri gara me policinë, dëbohet nga Zvicra 30 vjeçari nga Kosova
Sipas deklaratave të saj, fillimisht në ujë ka rënë vëllai, ndërsa motra e tij u përpoq ta kapte para se të rrëmbehej nga rrjedha por u mbyt edhe ajo.
Edhe nëna e tyre ka hyrë në ujë për t’i shpëtuar, por nuk ka arritur t’i kthente në jetë. Ajo ka lajmëruar njerëzit përreth që të njoftojnë shërbimet e urgjencës, por edhe këta nuk mund të bënin asgjë.