Detaje nga aksidenti i tmerrshëm ku 2 veta humbën jetën e dy të tjerë mbetën të lënduar
03

Lexo edheShpërndahen fletëvotimet nëpër komuna

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e vona të së premtes në magjistralen Gjilan-Ferizaj, përkatësisht në fshatin Budrigë. Policia ka konfirmuar se dy persona kanë ndërruar jetë, raporton Gazeta Express
Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Mund ta konfirmojmë se ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Dy persona kanë vdekur ndërkaq dy të tjerë kanë mbetur të lënduar”, ka thënë Hashani për Express.

Lexo edheShpërndahen fletëvotimet nëpër komuna
Hashani ka bërë të ditur se trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.