back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaShqiptareDetaje mbi tragjedinë në familjen shqiptare, gruaja vrau burrin në prezencë të...

Detaje mbi tragjedinë në familjen shqiptare, gruaja vrau burrin në prezencë të kunatës

Të ngjajshme

Arsim Bajrami: Rubin e tha saktë, Thaçi s’kishte autoritet të vendoste i vetëm për Rambujenë

Profesori dhe ish-ministri Arsim Bajrami, në një intervistë për...

Refuzohen ankesat e LVV-së për nxitje të urrejtjes ndaj PDK-së e Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar...

Kryeministri grek i jep shtetësinë shqiptarit që shpëtoi dy fëmijë nga mbytja

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i dha shtetësinë greke Ledian...

Detaje të tjera po halin hap pas hapi nga vrasja që ndodhi në tregun e Milotit mëngjesin e sotshëm. Gruaja 35-vjeçare Violeta Donaj e ekzekutoi me pistoletë burrin e saj Kujtim Donaj në mes të tregut, pas një debati që u zhvillua në sy të kunatës së saj.

Një tjetër dëshmitar ka thënë për mediat në vendngjarje se “çifti nuk kishte ardhur bashkarisht në treg: gruaja kishte ardhur  më herët kurse burri më vonë. Nuk  kemi dëgjuar debat po të shtëna 4 herë dhe burri humbi jetën menjëherë. I njohim dhe s’kemi vënë re ndonjë konflikt mes tyre; nuk e di pse mund të ketë ndodhur. Ata kishin një dyqan rrobash të përdorura në tregun e Milotit”.

Mësohet se Violeta dhe Kujtimi shisnin në këtë treg rroba të përdorura ; ata janë prindër të dy fëmijëve adoleshentë, njeri prej të cilëve 14 vjeç.

Pas krimit, gruaja ka tentuar të largohet, por Policia e ka arrestuar.

Policia e Lezhës dha një informacion paraprak mbi ekzekutimin:

Me datë 17.06.2018, rreth orës 07:10 , në tregun e Milotit në Kurbin, shtetasja V.D. 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, për motive ende të paqarta, ka vrarë me armë zjarri tip pistoletë, bashkëshortin e saj, shtetasin K.D. 42 vjeç, banues në Rrëshen.

Menjëherë pas ngjarjes, shtetasja V.D. ka tentuar të largohet por ndërhyrja në kohë e forcave policore, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e saj në flagrancë si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit tip pistoletë me të cilën është kryer krimi.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz