Detaje mbi aksidentin e djeshëm në Suharekë ku humbën jetën 5 anëtarë të një familje
03

Lexo edheKy vozitës kosovar ka gjoba të komunikacionit në vlerë mbi 16 mijë euro (Dokument)

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi dje në magjistralen Suharekë-Duhel.
Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën pesë persona. Vozitësi dhe katër pasagjerët, tri femra dhe një mashkull, transmeton Indeksonline.
Gjithashtu është bërë e ditur se si pasojë e aksidentit që ndodhi në mes veturës ‘BMW’ dhe autobusit tretman mjekësor ka pranuar edhe shoferi i autobusit.
Lexo edheKy vozitës kosovar ka gjoba të komunikacionit në vlerë mbi 16 mijë euro (Dokument)
Ndër të tjerash është thënë se vozitësi nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka goditur autobusin i cili ishte në lëvizje. Të njëjtën gjë e ka deklaruar dje për Indeksonline edhe menaxhmenti i kompanisë së autobusëve ‘Bress Tours’