back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeDetaje interesante nga Gjykata Speciale për ish-krerët e UÇK’së: Birra dhe 16...

Detaje interesante nga Gjykata Speciale për ish-krerët e UÇK’së: Birra dhe 16 orë intervistë…

Të ngjajshme

Kurti thotë se Podujeva është e vendosur: Nuk lëshohet pe për siguri dhe begati

Pas tubimit zgjedhor në Podujevë, Albin Kurti theksoi se...

Molotov drejt Kryeministrisë në Tiranë, lëndohen dy policë

Dy punonjës të Policisë së Shqipërisë janë lënduar gjatë...

Osmani ngushëllon familjen dhe artistët për ndarjen nga jeta të Shemit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur...
- Advertisement -

Shtatë orë të ditës së djeshme nuk kanë mjaftuar për t’u intervistuar Ish-komandanti i UÇK-së në zonën operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi nga hetuesit e Prokurorisë së Gjykatës Speciale.

- Advertisement -

Remi është dashur që sot të përgjigjet edhe për të paktën shtatë orë të tjera gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit e Speciales, shkruan Insajderi.

Intervistimi i tij ka vazhduar se me fillim nga ora 10 dhe nuk ka përfunduar deri rreth orës 18:00. Ashtu siç ishte intervistuar edhe gjatë ditës së djeshme.

Megjithatë, ai nuk është i vetmi që ka dalë për dy ditë me radhë para hetuesve të Speciales. Sabahajdin Cena ish-anëtar i Zonës së Pashtrikut, është intervistuar për dy ditë më radhë në Prishtinë nga hetuesit.

Avokati i tij, Mahmut Halimi ka bërë të ditur që klienti i tij vazhdon të mos e ketë të përcaktuar statusin në të cilin po hetohet.

“Për momentin është ende status i pa përcaktuar sepse çështja e të dyshuarit me të pandehurin ka dallim shumë të madh, i dyshuari është një person ndaj të cilit ekzistojnë dyshime që i njëjti është i implikuar në kryerjen e ndonjë krimi në kohën relevante për të cilën është e interesuar gjykata, kurse për të pandehurin është një situatë krejt tjetër. Unë shpresoj që klienti im nuk do të jetë as i pandehur e aq më pak i akuzuar”, ka theksuar ai.

Përderisa, Remi dhe Cena janë përballur me intervistime maratonike, Sami Lushtaku, ish-Komandanti i UÇK-së për Drenicë ka pas kohë më të lirë. Ai sot ka udhëtuar në Hagë për t’u intervistuar të mërkurën nga hetuesit e Prokurorisë së Gjykatës Speciale.

Lushtaku është parë duke u shërbyer me birrë, ndërsa në shoqërimin e tij kanë qenë tre deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Djali i tij dhe deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, së bashku me deputeten tjetër, Ganimete Musliu kanë qenë nën shoqërimin e Lushtakut gjatë gjithë kohës..

Përveç dy deputetëve të PDK-së, nën shoqërimin e Lushtakut në Hagë, ka qenë edhe deputeti i NISMA-së, Milaim Zeka i cili është i akuzuar nga Prokuroria në vend për mashtrim të qytetarëve me viza pune në Gjermani.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke përkujtuar maskrën e Reçakut, ka thënë se vetëm për këtë masakër do të duhej të bëhej një Tribunal Special në Hagë për Serbinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz