Detaje ekskluzive: Rreth 2 kilogramë drogë u gjetën në shtëpinë e familjes Rrahimi
01

Lexo edhe“Jam i brengosur për shëndetin e tij mendor”, ish- militanti i flaktë i del kundër Kurtit

Policia e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një aksion policor në Podujevë, që rezultoi me sekuestrimin e rreth 2 kg marihuanë. Përveç drogës, u gjet edhe municion, ndërsa personi i dyshuar për shitblerje dhe shpërndarje të narkotikëve ende nuk është kapur.
Rasti po hetohet në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndërsa Sinjali ka mësuar detaje të reja.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bastisja është kryer në shtëpinë e familjes Rrahimi në rrugën “Xhemail Mustafa” në Podujevë.
Pas kontrollit policor, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 2 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 75 fishekë kalibrash të ndryshëm, peshore të ndryshme dhe një radiolidhje.

Lexo edhe“Jam i brengosur për shëndetin e tij mendor”, ish- militanti i flaktë i del kundër Kurtit
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.
“Rasti është hap, është në fazën fillestare të hetimit. Për detaje njoftoheni me kohë” – tha zëdhënësja Flora Ahmeti për Sinjalin.
