back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajme“Jam i brengosur për shëndetin e tij mendor”, ish- militanti i flaktë...

“Jam i brengosur për shëndetin e tij mendor”, ish- militanti i flaktë i del kundër Kurtit

Të ngjajshme

Anthony Martial përfundon në Meksikë

Dikur u transferua me shumë bujë te Manchester United,...

Latte i vlefshëm sa një Bitcoin: Si ta blesh këtë pije përmes satoshive

Bitcoini nuk ka pse të jetë “gjithçka ose asgjë”....

Simon Jordan paralajmëron Chelsean për ndëshkim pas 74 akuzave

Chelsea është përballur me 74 akuza nga Federata e...

Policia sekuestron pesë thasë drogë në Mirditë, shpallen në kërkim tre persona

Policia në Shqipëri ka sekuestruar pesë thasë me të...

Ish militanti i flakët i Lëvizjes Vetëvendosje, Bleron Baraliu ka reaguar për sjelljet e fundit të kryeministrit dhe kandidatit për këtë post, Albin Kurtit.

Kurti qysh në nisjen e fushatës, është dëgjuar duke piskatur në tubime.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta nga akterë të ndryshëm. Njëri ndër ta është edhe ish-militanti, Bleron Baraliu, i cili ishte shumë aktiv në zgjedhjet e vitit 2021.

Përmes një postimi në Instagram ai ka thënë se është i brengosur për shëndetin mendor të kryeministrit, Albin Kurti.

Fillimisht filloi duke hedhur letra kinse po numëron votat “Vetëvendosje, Vetëvenodsje”, e më pas filloi t’ua tregonte grushtin pjesëmarrësve në tubim.

“Jam sinqerisht i brengosur për shëndetin mendor të Albinit dhe konsekencat për gjithë ne. Shihni grushtin në fund. Ndoshta unë po mbishikoj çka nuk vërhet, por këto sjellje nuk më duken normale. Ftoj psikologët të më kundërshtojnë (ose konfirmojnë shqetësimin tim)”, është shprehur Baraliu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz