back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeDetaje ekskluzive brenda takimit me nënkryetarë ku u ‘rebelua’ Vjosa Osmani, dhe...

Detaje ekskluzive brenda takimit me nënkryetarë ku u ‘rebelua’ Vjosa Osmani, dhe si e bojkotoi mbledhjen e Kryesisë së LDK-së

Të ngjajshme

Liqeni që furnizon Prishtinën me ujë po mbytet nga dora e njeriut

Mbeturinat tash e një kohë kanë kapluar liqenin artificial...

Trump thotë se Putini është pajtuar të ndalë sulmet ndaj Kievit për një javë

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se homologu i tij...

Obiliqi heq taksën 10-eurosh për ankesat e qytetarëve

Komuna e Obiliqit ka vendosur të heqë tarifën prej...

Eksporti i TIK-ut pesëfishohet, Kurti: Teknologjia po bëhet motor i rritjes ekonomike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar rritjen e...

Diplomatët gjermanë e përgëzojnë KQZ’në për organizimin e zgjedhjeve

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti...

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani është rebeluar sot me kolegët e saj nga partia.

Gazeta Blic nga burime brenda LDK-së ka marrë vesh se si erdhi deri tek pakënaqësia e Vjosa Osmanit.

E gjithë kjo ndodhi për shkak të propozimeve për ministra në kabinetin qeveritar.

Në takimin konsultativ që Isa Mustafa pati me nënkryetarët e partisë, pak para se të mbahej mbledhja e Kryesisë së partisë, në mënyrë që t’i dërgoheshin për miratim emrat për ministra, Vjosa Osmani ka shprehur pakënaqsitë e saja.

“Ajo nuk ështe pajtuar me propozimet për emrat e ministrave nga LDK. Ajo në mbledhjen e nënkryetarëve që i kishte ftuar Isa Mustafa për konsulltim, kërkoi që të jetë Ministre e Brendshme dhe Zëvendëskryeministre. Ajo e refuzoi postin e kryetarit të Kuvendit”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Ky propozim i saj nuk u pranua nga ana e “Kryesisë së Ngushtë”, çka bëri që ajo te bojkotoj mbledhjen e Kryesisë.

“Për shkak se nuk u miratua kërkesa e saj, Osmani vendosi që ta bojkotoj mbledhjen e Kryesisë”, tha ky burim.

Sipas këtij burimi, Kryesia e LDK-së i ka miratuar emrat e dërguar nga kryetari dhe nënkryetarët e partisë.

“Pra, u miratuan emrat që u kundërshtuan nga ana e Vjosa Osmanit”, ky burim i Gazeta Blic.

Ndërkohë këta janë emrat e propozuar nga ana e Kryesisë së LDK-së për ministra:

Anton Quni – Minister i Mbrojtjes

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Hykmete Bajrami – Ministër për Arsim

Agim Veliu – Ministër i Brendshëm

Vlora Dumoshi- Ministër për Kulturë, Rini dhe Sport

Avdullah Hoti: Zëvendëskryeministër i parë

Vjosa Osmani: Kryetare e Kuvendit

Të Fundit

Sport

ShowBiz