Dëshmorët e Polacit nesër rivarrosen në Marinë

Nesër fillon puna e zhvarrimit të dëshmorëve të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës në varrezat e fshatit Polac të komunës së Skenderajt, si dhe po të njëjtën ditë fillon rivarrimi në kompleksin memorial në fshatin Marinë të komunës së Drenasit.
Zhvarrimi i dëshmorëve nis në orën 10:00, ndërsa, ky aksion do të vazhdojë për disa ditë, deri sa të bëhet rivarrimi i gjithsejtë 122 dëshmorëve të rënë të UÇK-së.
Anëtarë të Këshillit Organizativ që zyrtarisht janë të angazhuar në mbështetje të këtij aktiviteti janë Forca e sigurisë së Kosovës, Komuna e Skenderajt, Komuna e Drenasit, Zyra e Kryeministrit, Zyra për çështjen e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, Komisioni për persona të zhdukur, Instituti i mjekësisë ligjore dhe Agjencia për menaxhimin e komplekseve memorialë.

Lexo edheJeta private e Mo Salah: Kush është gruaja e tij me të cilën ka një vajzë që quhet Meka (Foto)
Përndryshe, me vendim të kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, të datës 08.05, është themeluar Këshillit Organizativ për rivarrimin e dëshmorëve të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës në varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Marinë, i cili kryesohet nga ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha.














