back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeDëshironi të punoni në Kanada? Ky vend po i kërkon mbi 1...

Dëshironi të punoni në Kanada? Ky vend po i kërkon mbi 1 milion imigrantë

Të ngjajshme

Mickoski distancohet nga protesta për çlirimtarët në Shkup, OLV-UÇK thërret konferencë

Protesta e radhës në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës...

Dogana zbulon barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të konsiderueshme

Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të realizuar sot në...

Putin takohet me kryeministrin Modi në Indi: Tregtia e naftës do vijojë normalisht

Presidenti rus Vladimir Putin ndodhet në Indi këtë të...

Ky është banori i preferuar i Elijonës nga Big Brother VIP

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona...

Foda e Ademi zbarkojnë në SHBA

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Dëshironi të jetoni dhe punoni në Kanada? Kjo ëndërr mund të bëhet realitet pasi që Qeveria e Kanadasë ka njoftuar lidhur me planet për të pranuar më shumë se një milion imigrantë në tre vitet e ardhshme.

Në Raportin Vjetor për vitin 2018 të Ministrisë së Imigracionin, ministri Ahmed Hussen, zbuloi planet për të pranuar deri në 1 milion e 80 mijë banorë të përhershëm ndërmjet viteve 2019 dhe 2021.

Duke prezantuar raportin, Hussen, i cili fillimisht erdhi në Kanada si një refugjat somalez, tha se “emigrantët dhe pasardhësit e tyre kanë dhënë kontribute të pafundme në Kanada dhe suksesi ynë në të ardhmen varet nga siguria që ata janë të mirëpritur dhe të integruar mirë”, shkruan Forumi Ekonomik Botëror, përcjell Telegrafi.

Sipas raportit, një në pesë vetë që jeton në Kanada ka lindur jashtë vendit, ndërsa më shumë se gjashtë milionë emigrantë të rinj kanë ardhur që nga viti 1990.

Imigracioni shihet si çelësi për të ndihmuar në forcimin e ekonomisë kanadeze. Me ardhjen e emigrantit të ri, mund të ndihmojë në zgjidhjen e sfidave të një popullsie të plakur. Raporti thotë se pensionistët parashikohet të arrijnë raportin 2 me 1 në vitin 2036, krahasuar me 4.2 me 1 që ishte në vitin 2012.

“Me një popullsi të plakur dhe me nivele të ulëta të lindshmërisë, imigracioni luan një rol të rëndësishëm në sigurimin që popullata dhe fuqia punëtore e Kanadasë të vazhdojnë të rriten. Rritja e niveleve të emigracionit, do të na ndihmojë të mbështetim forcën tonë të punës, të mbështesim rritjen ekonomike dhe të nxisim inovacionin”, thuhet në raport.

Kanadaja shihet të jetë një udhëheqës botëror në aspektin e politikave të saj të emigracionit, duke u konsideruar si vendi me bujarinë dhe gatishmërinë më të madhe për t’i pranuar emigrantët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz