Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i ftuar në Pressing në T7, foli për ndarjen e shtesave për pensionistët dhe fëmijët, që u ekzekutuan sot.
Murati, tha në Pressing se “pjesa e parë ka qenë 70 milionë euro, mbështetja e pensionistëve dhe fëmijëve…”.
Ndërsa, pjesa e dytë ku hyjnë edhe punëtorët e sektorit privat pritet të arrijë “prej 30-35 milionë euro, varësisht verifikimit të aplikimeve…”.
Sipas tij, “synimi ka qenë të ketë vlerën prej 200 milionë eurosh”, pakoja për të cilën po flet Murati.