Deri në 90 minuta pritje për hyrje në Kosovë në këtë pikë kufitare
dp

Lexo edheMbrojtja e Thaçit–Prokurorisë për rrezikun e arratisjes: Garantues vëllai i tij dhe miqtë e ngushtë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit të gjendjes në pikat kufitare, ku rezulton se pika kufitare Dheu i Bardhë vazhdon të jetë më e ngarkuara për hyrje në Kosovë.
Sipas të dhënave të përditësuara në orën 23:15, pritjet për hyrje në këtë pikë kufitare arrijnë deri në 90 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është rreth 1 kilometër, raporon IndeksOnline.
Për dalje nga Dheu i Bardhë pritjet janë rreth 35 minuta, me kolonë prej 200 metrash.

Lexo edheMbrojtja e Thaçit–Prokurorisë për rrezikun e arratisjes: Garantues vëllai i tij dhe miqtë e ngushtë
Në pikat e tjera kufitare qarkullimi është kryesisht normal, me pritje prej 3 deri në 5 minuta, përjashtim bën Hani i Elezit, ku pritjet janë 5-10 minuta në të dy drejtimet. /IndeksOnline/
