BallinaLajmeDeri dje ishte në pozitë, Haradinaj: Me Polici nuk luftohet virusi, kushtet...

Deri dje ishte në pozitë, Haradinaj: Me Polici nuk luftohet virusi, kushtet në qendrat shëndetësore janë të rënda

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka marrë fjalën në seancën e jashtëzakonshme për buxhetin e vitit 2020. Megjithatë, i gjithë debati është orientuar kah gjendja e cila është krijuar nga pandemia globale e koronavirusit.

Haradinaj ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti për mospërgaditje të nevojshme për t’u marrë me lufën ndaj këtij virusi. Ai ka thënë se në Klinë e Viti, në dy vendet ku janë paraqitur dy rastet e para me virus, ka mungesë elementare të pajisjeve për prevencion ndaj virusit.

“Me Polici nuk ndalet koronavirusi. Nëse shkoni në Klinë e Viti, ju do ta shihni se as gjërat elementare nuk i kanë”, ka thënë ai.

Pastaj, Haradinaj tha se Kurti ka hequr nga projektbuxheti i vitit 2020 disa prej projekteve të rëndësishme

“Stadiumi të Gjakovës ia kanë hjekë buxhetin. Rrugës së Plavës…zoti kryeministër me 400 mijë euro asnjë urë s’mund ta ndërtoni. Rruga Gjakovë Klinë, janë hjekë fondet”, tha Haradinaj.

Ai tha se është në gjendje të ndihmojë Qeverinë për të përballuar këtë situatë, me kushtin që ajo të mos tentojë që të miratojë buxhetin në këtë situatë të rëndë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz