Një grua në Malishevë është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të këtë qytet.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.
Sipas mjekut, dyshohet se vdekja e saj ka ardhur pas arrestit kardiak.
“Fsh. Bubavec, Malishevë 20.06.2026 -NN. Është raportuar se viktima femër kosovare është dërguar pa shenja jete në QKMF Malishevë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj. Sipas mjekut kujdestar viktima dyshohet se ka ndërruar jetë prej arrestit kardiak. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.