back to top
Tuesday, October 7, 2025
BallinaLajmeDërgohet në mbajtje edukatorja në Lipjan që dyshohet se lëndoi njëvjeçaren në...

Dërgohet në mbajtje edukatorja në Lipjan që dyshohet se lëndoi njëvjeçaren në kopsht

Të ngjajshme

Elezaj i bindur në fitoren në Klinë, Zajmin e quan “bastion të Aleancës”

Kandidati për kryetar të Klinës, Zenun Elezaj, është takuar...

KE-ja propozon dyfishimin e tarifave ndaj importeve të çelikut

Komisioni Evropian ka propozuar dyfishimin e tarifave për importin...

Rabioti e ‘qon në qiell’ Luka Modriçin

Adrien Rabiot e quan “krejtësisht të çmendur” faktin që...
- Advertisement -

Sot, është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje edukatorja në Lipjan e cila dyshohet ta ketë lënduar një vajzë njëvjeçare në kopsht.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Po pas përfundimit të disa veprimeve hetimore është arrestuar personi i dyshuar dhe me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje”, ka thënë Ahmeti për lajmi.net.

Për rastin, ka njoftuar fillimisht daja i vogëlushes, i cili përmes një postimi në rrjete sociale ka publikuar fotografi ku shihen shenja dhune në zonën e qafës.

Daja i vogëlushes, Shaban Avdyli ka thënë më pas për klankosova se kur nëna e vajzës ka shkuar për ta marrë nga çerdhja, ia ka vërejtur shenjat e thonjve në fytin e saj.

“Kjo është situata në fjalë: Ka shkuar nëna e vajzës për ta marrë vajzën nga çerdhja dhe e kanë vërejtur vajzën me shenja thonjsh në fyt. Dyshuam se edukatorja mund të kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vogëlushes njëvjeçare”, u shpreh ai.

Avdyli shtoi se dyshimet e para i kishin tek edukatorja, ndaj edhe kanë vendosur që t’i shikojnë kamerat e sigurisë, nga ku sipas tij, vërtetuan atë për çka edhe dyshonin.

“Pas kësaj, e pamë në kamerat e sigurisë që edukatorja në fjalë e ka kapur për fyti, e ka përplasur në dysheme dhe e ka goditur me top”, tha daja i vogëlushes, derisa u shpreh se edukatorja e kishte pranuar fajin dhe kishte kërkuar falje.

“E ka pranuar dhe më thoshte kam gabuar, më fal”, shtoi Avdyli.

Ai bëri të ditur se në lidhje me këtë rast kanë bërë denoncim në polici, derisa njëvjeçaren e kanë dërguar në Emergjencën e Prishtinës për trajtim mjekësor.

Nga Policia gjatë ditës kanë deklaruar se dje në stacionin policor në Lipjan është iniciuar një rast lëndim trupor, ku janë intervistuar ankuesja dhe e dyshuara.

Në bazë të konfirmimit të policisë, e dyshuara tashmë është e lirë.

“Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt përkitazi me udhëzimet e prokurorit të shtetit”, thuhet tutje në konfirmim.

Derisa nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, thanë se është iniciuar rasti ndaj të dyshuarës për “Lëndim të lehtë trupor”,

“Prokurori i shtetit ka iniciuar rastin ndaj të dyshuarës për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, në bazë të nenit 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

“Aktualisht, rasti është në trajtim dhe janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme hetimore nga ana e prokurorit të shtetit”, thuhet tutje në përgjigjen e Prokurorisë. /Lajmi.net/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz