back to top
Tuesday, October 7, 2025
BallinaLajmeShaqir Totaj shpalos projektin pas Shtëpisë së Bardhë: Hapësira të gjelbra e...

Shaqir Totaj shpalos projektin pas Shtëpisë së Bardhë: Hapësira të gjelbra e parking nëntokësor

Të ngjajshme

Elezaj i bindur në fitoren në Klinë, Zajmin e quan “bastion të Aleancës”

Kandidati për kryetar të Klinës, Zenun Elezaj, është takuar...

KE-ja propozon dyfishimin e tarifave ndaj importeve të çelikut

Komisioni Evropian ka propozuar dyfishimin e tarifave për importin...

Rabioti e ‘qon në qiell’ Luka Modriçin

Adrien Rabiot e quan “krejtësisht të çmendur” faktin që...
- Advertisement -

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se projekti i shumëpërfolur për rikthimin e hapësirës pas “Shtëpisë së Bardhë” në shfrytëzim publik do të jetë një nga projektet e para që do të realizohet gjatë mandatit të tij të dytë.

Sipas tij, projekti është konceptuar në mënyrë moderne dhe me qëllim të qartë: krijimin e një hapësire të gjelbër për fëmijët dhe familjet, ndërsa në pjesën nën tokë do të ndërtohen parkingje për banorët dhe vizitorët e shumtë të qytetit.

“Rikthimi i kësaj hapësire është punë e planifikuar dhe e menduar mirë. Në mandatin e dytë do ta realizojmë këtë projekt të shumëpritur, që do ta kthejë zonën pas ‘Shtëpisë së Bardhë’ në një hapësirë të gjallë e funksionale për qytetarët e Prizrenit”, theksoi kryetari Totaj.

Ai shtoi se projekti është pjesë e vizionit të tij për një Prizren më të zhvilluar, më të gjelbër dhe më të qasshëm për të gjithë:

“Hapësira e sipërme do të kthehet në gjelbërim për fëmijët dhe familjet, ndërsa poshtë saj do të ndërtohen parkingje të reja që do ta lehtësojnë dukshëm problemin e parkimit në qendër. Ky është një model urban që po e sjellim në shumë zona të qytetit”.

Totaj nënvizoi se projektet e tilla janë vazhdimësi e punës së bërë në katër vitet e para të qeverisjes lokale dhe dëshmi e përkushtimit për t’ia kthyer qytetit çdo hapësirë publike në dobi të komunitetit:

“Në mandatin e parë kemi transformuar shumë lagje e hapësira publike. Në mandatin e dytë, do të fokusohemi në realizimin e projekteve strategjike që modernizojnë Prizrenin dhe e bëjnë më të jetueshëm për çdo familje”.

Ky projekt pritet të nisë me fazën e parë të zbatimit menjëherë pas përfundimit të procedurave të parapara, duke shënuar një tjetër hap konkret në rrugën e zhvillimit të Prizrenit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz