back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaSportDerbin e mitrovicas e fiton Trepça ’89

Derbin e mitrovicas e fiton Trepça ’89

Të ngjajshme

Gruda: Politikanët nuk mund të bëjnë komente për vendime gjyqësore, ato zbatohen

Ish-deputeti i PDK-së Përparim Gruda  ka thënë se vendimet...

Asllani arrin në Turqi, del fotoja e parë

Kristjan Asllani është lojtari më i ri i Beshiktashit. Ai...

Trepça ’89 ka vazhduar me formë të mrekullueshme edhe pas javës së 11-të.

Në derbin e javës, Trepça ’89 edhe pse ishte mysafire shënoi fitore ndaj rivalit lokal Trepça 1-3.

Ishte kapiteni Shpëtim Idrizi që shënoi për mysafirët në pjesën e parë në minutën e 36-të nga pika e bardhë.

Vendasit barazuan në 1-1 në minutën e 63-të kur shënoi veterani Emin Baliqi.

Por gëzimi i vendasve zgjati pak, pasi sulmuesi afrikan, Boniface shënoi 15 minuta para fundit për 2-1.

Ndërkohë golin e tretë në këtë takim, lideri i Superligës e shënoi në minutën e fundit të ndeshjes nëpërmjet Florent Hasanit.

Pas kësaj fitore, 89-shi vazhdon të mbetet në pozitën e parë me 30 pikë pas 11 javëve, duke shënuar 10 fitore dhe ka humbur vetëm një ndeshjes.

Ndërkohë Trepça mbetet ende skuadra e vetme pa fitore pas 11 ndeshjeve, ku ka pesë barazime dhe gjashtë humbje. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz