Derbi drenicas Drenica – Feronikeli, kush udhëheq me fitore
BILLI
Lexo edheJa në cilën pozitë ndodhet KF Drenica dhe KF Feronikeli, pas ndeshjeve të kësaj xhiro
Drenica dhe Feronikeli takohen këtë vikend në “Bajram Aliu” për të zhvilluar derbin rajonal numër 13 më rradhë.
Gjithçka është e barabartë në sfidat e kaluara, me ç’rast dy skuadrat numërojnë nga pesë fitore, ndërsa dy herë të tjera janë ndarë në barazim, shkruan gazeta Olle.
Fitoren më të lartë në derbi e ka shënuar skuadra e Feronikelit në sezonin 2014/15, pasi e mposhti skuadrën e Drenicës me shifrat 4-2. Po në atë sezonë Drenica regjistroi fitoren më të lartë në derbi, pasi triumfoi me rezultat 2-0.
Sezonin e shkuar këto dy skuadra u takuan tre herë mes vete, me ç’rast dy fitore i takuan skuadrës së Feronikelit dhe një tjetër Drenicës.
Lexo edheJa në cilën pozitë ndodhet KF Drenica dhe KF Feronikeli, pas ndeshjeve të kësaj xhiro
Gjithçka mbetet për tu parë të shtunën me fillim nga ora 15:00 në “Bajram Aliu”. Në kërkim të triumfit të rradhës që do ti mbante dy skuadrat në kreun e tabelës.