back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeDeputetja shqiptare në Kroaci: 17 nga të lënduarit në aksident lirohen sot...

Deputetja shqiptare në Kroaci: 17 nga të lënduarit në aksident lirohen sot nga spitali

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: AAK dhe LDK patën komunikim për listë të përbashkët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut...

Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë...

Çfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Sunderland ka kaluar në epërsi ndaj Liverpulit. Chemsdine Talbi heshti...

Sami Kurteshi sulmon keq mediat – Gazetarët i quan “vrasës me pagesë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka...

Deputetja shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Lekaj-Përlaskaj ka thënë se 17 nga të lënduarit e aksidentit fatal të së dielës në Slavonski Brod do të lirohen sot nga spitali.

Ajo për Klankosova.tv ka deklaruar se qysh në mëngjes ka kontaktuar në telefon me të lënduarit për të mësuar më shumë për gjendjen e tyre.

Lekaj-Përlaskaj gjithashtu theksoi se një nga të lënduarit po trajtohet në Zagreb, kurse një tjetër në Nova Gradishkë.

Sipas saj, 15 nga udhëtarët e autobusit ndodhen në një hotel atje.

10 persona vdiqën në Kroaci gjatë aksidentit të autobusit kosovar që udhëtonte në linjën Frankfurt-Prishtinë gjatë së dielës, njofton Klankosova.tv.

Pas kësaj tragjedie, kryeministri Albin Kurti bashkë me disa ministra vizituan në Kroaci të lënduarit e aksidentit në Slavonski Brod.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz