back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeDeputetja e PDK-së megjithëse fitoi mandatin u ankua se ju vodhën vota

Deputetja e PDK-së megjithëse fitoi mandatin u ankua se ju vodhën vota

Të ngjajshme

Ardian Gjini shpall kandidaturën për kryetar të AAK-së

Ardian Gjini ka shpallur kandidaturën për kryetar të AAKsë. Kjo...

Rasti në shkollën “Pavarësia”- Edhe ndaj drejtorit zgjerohen hetimet për dhunë ndaj nxënësit

Lidhur me rastin për dhunën ndaj nxënësit, Prokuroria Themelore...

Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026?

Tashmë dihet që Zvicra në përgjithësi, dhe qytetet e...

Në PZAP nuk u ankuan vetëm kandidatët për deputet të cilët nuk arritën numrin e mjaftueshëm të votave për t’u bërë përfaqësues i popullit.

Në mesin e 66 ankesave që mori ky mekanizëm i organizimit të zgjedhjeve, ishte së paku edhe një kandidat që u bë deputet por që megjithatë u ankua se iu vodhën votat.

Këtë e ka treguar në “Interaktiv” të KTV-së, Mulë Desku, kryesues i Sekretariatit të Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Ai ka thënë se bëhet fjalë për deputeten Blerta Deliu Kodra.

“Ato vota janë identifikuar dhe janë kthyer në vendin e duhur”, ka thënë Desku.

Desku ka thënë se personalisht i vjen mirë që “ka pasur deputet i cili me gjithë se është bërë deputet ka dashur që ta ruajë secilën votë që e ka marrë”.

Përgjegjës për këto ankesa ai ka thënë se në masë të madhe janë komisionarët.

“Në bazë të dëshmive të komisionerëve është thënë se lëshimet janë bërë nga lodhja, nga ngarkesa”, ka thënë Desku duke shtuar se përgjegjësinë që ata marrin mbi supe nuk ua mundëson luksin e gabimit.

Në përgjithësi, Desku ka komplimentuar stafin që ka punuar për zgjedhje, duke thënë se “ka qenë një kohë mjaft e ngarkuar, derisa mund të themi se stafi ka punuar me shumë përkushtim”.

Ai ka ripërsëritur se kanë qenë 66 ankesa nga kandidatët për deputet. Më së shumti ka pasur nga koalicioni PDK-AAK-Nisma.

E ky koalicion prin edhe me më së shumti gjoba për shkelje gjatë fushatës./KOHA.NET/

Të Fundit

Sport

ShowBiz