Deputetja britanike Kearns dënon deklaratën për spastrimin etnik të Kosovës: Njollë për Qeverinë e Serbisë
dp

Lexo edheKearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë

Përmes një postimi në rrjetin social X, Kearns e cilësoi mbështetjen e Paunoviqit për spastrimin etnik si “një njollë për Qeverinë e Serbisë”.
“Mbështetja e turpshme e ministres serbe Snezhana Paunoviq për spastrimin etnik në Kosovë është një njollë për Qeverinë e Serbisë”, shkroi Kearns.
Ajo theksoi se njerëzit që sot janë në të tridhjetat i kujtojnë ende mizoritë që forcat e regjimit të Sllobodan Millosheviqit kryen ndaj tyre dhe familjeve të tyre.

Lexo edheKearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
“Nuk ka asnjë përpjekje për t’i justifikuar – e aq më pak për t’i lavdëruar – këto krime që mund ta bëjë botën të harrojë atë që ndodhi në Kosovë”, u shpreh Kearns.
Në fund të reagimit të saj, deputetja britanike bëri thirrje që krimet e kryera në Kosovë të mos harrohen, duke përmbyllur postimin me mesazhin: “Mos harroni kurrë”.