BallinaRegjionaleDeputeti i zhgënjyer që nuk u krijua korumi për votimin e Kompleksit...

Deputeti i zhgënjyer që nuk u krijua korumi për votimin e Kompleksit në Prekaz

Të ngjajshme

Kancelari gjerman e kritikon kryeministrin hungarez Orban: Shkeli besnikërinë

 Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar ashpër Hungarinë për...

Pas sulmit në Teheran, Irani nis raketa drejt Izraelit

Irani ka nisur disa raketa në drejtim të Izraelit. Sipas...

Muriqi humb penalltinë më të rëndësishme të sezonit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka humbur penalltinë më të...

Një 16 vjeçar nga Kosova sot është në bankën rezervë te Bayern Muncheni

Bayerni po zhvillon këto momente ndeshjen e Bundesligas ndaj...

Andin Hoti, përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur zhgënjimin që sot në Kuvendin e Kosovës nuk pati korum, për votimin e Projektligjit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz”

Në postimin e deputetit Hoti shkruan:

Të dashur qytetarë,

Sot njëra prej pikave në rendin e ditës në Seancën e Kuvendit të Kosoves, ishte edhe “Votimi i Projektligjit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz”, për të cilin nuk u krijua korumi i mjaftueshëm për votim.

Mendoj që është e papranueshme, madje shumë e turpshme që ky projektligj me rëndësi kaq të madhe kombëtare nuk gjeti Unitetin e skenes politike në Kosovë.
Ky projektligj do të duhej ti kishte minimum 110 vota pro.

Kompleksi Jasharaj dhe kuptimi i saj, është shtylla e Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, Kompleksi Jasharaj i jep kuptim shtetit tonë, prandaj është e pafalshme mos prezenca e kolegëve deputetë në këtë pikë të rendit të dites.

Kushdo që harron themelet e lirisë nuk e nderon as veten e as vendin! /Drenica Press/

A.H.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz