BallinaLajmeDeputeti tregon se si e "shpëtoi" një punëtore të Telekomit: E thirra,...

Deputeti tregon se si e “shpëtoi” një punëtore të Telekomit: E thirra, i thash ‘mos gabo me nguc atë çikën’

Të ngjajshme

Shpërthime të fuqishme raportohen në Teheran

Sipas katër burimeve, shpërthime të fuqishme po ndodhin në...

Situata politike në Kosovë, reagon për herë të parë Albena Reshitaj

Pas debatit mbi përçarjet në koalicionin Guxo dhe moszgjedhjes...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha e ka pranuar publikisht se ka ndërhyrë në rastin e një punëtoreje të Telekomit të Kosovës, e cila ishte prezantuar të jetë motra e deputetit Berisha – edhe pse nuk ka asnjë lidhje familjare me deputetin e AAK-së – dhe për të cilën një zyrtar i kësaj ndërmarrjeje publike ishte ankuar “se nuk po shkon në punë”.

Berisha, në një intervistë për T7, ka thënë se i ka “bërë nderë” punëtores në fjalë të Telekomit të Kosovës, edhe pse nuk kishte asnjë njohuri për të kur një zyrtar i ndërmarrjes e kishte telefonuar deputetin për t’u ankuar në lidhje me punëtoren që ishte prezantuar rrejshëm si motra e Bekë Berishës.

“Jom konë në Kuvend një ditë, edhe më ka thirrë në telefon një djalë”, tregoi Berisha. “‘Bekë tha, a je Bekë Berisha ti?’ I thash po. Tha ‘unë jam prej Telekomit’. Tha, a e ki motër ti, me emër – por jo të motrës time Vesës – por me një emër të një vajze aty. ‘A o’ motra jote?’. I thash jo nuk e kam motër. Tha ‘ani se nuk po shkon në punë edhe po thotë jam motra e Bekë Berishës’”.

Deputeti Berisha u shpreh se pasi e kishte ndalur telefonin, ishte menduar për një kohë dhe kishte vendosur ta telefononte zyrtarin e Telekomit për t’i thënë që “të mos e ngucte më qat çikën”.

“Unë e ndala telefonin, tu menu qaty në parlament… po thash masi ajo paska thanë e kam vëlla Bekë Berishës, pse nuk i ndihmoj unë. E thirra ata, i thash: ‘Motër e kom, mos gabo me nguc qat çikën’. A po din? Ja bëra një nderë, a din… masi ka thanë vëlla e kam Bekë Berishën”, ka thënë deputeti i AAK-së.

Rrëfimi i Berishës në studiot e T7 ngjalli reagimin e opinionistit Hekuran Murati, i cili ishte po ashtu i ftuar në këtë debat ku u diskutua për dukurinë e nepotizmit në Kosovë. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz