Deputeti suedez dhuron para për Fondin e Kurtit!
BILLI

Lexo edheAmbasada amerikane fton qytetarët e Kosovës që të respektojnë masat e vendosura nga Qeveria!

Deputeti nga Suedia, Magnus Jacobbson ka dhuruar 200 euro ndihmë për Kosovën në luftën kundër koronavirusit.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.
Jacobsson ka shkruar se iu është përgjigjur thirrjes për ndihmë që është bërë nga Qeveria e Kosovës.

Lexo edheAmbasada amerikane fton qytetarët e Kosovës që të respektojnë masat e vendosura nga Qeveria!
Ai thotë se ka shumë shoqëri nga Ballkani derisa ka bërë thirrje publike për ndihmë financiare.
“Kam shumë shoqëri që vijnë nga Ballkani. Fatkeqësisht, janë të prekur me koronavirusin. Republika e Kosovës, një ndër vendet e prekura, bëri thirrje publike për ndihmë financiare gjatë kësaj krize. Vendosa t’ju ndihmoj me 200 euro”, ka njoftuar ai.