back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeDeputeti serb: Thaçi takohet më shpesh se unë me Gjuriqin e Vuçiqin

Deputeti serb: Thaçi takohet më shpesh se unë me Gjuriqin e Vuçiqin

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Deputeti nga radhët e Listë Serbe, Zoran Mojsiloviq ka thënë se në rastimin e arrestimit t% Marko Gjuriqit  janë bërë shkelje të mëdha dhe është përdorur dhunë.

Këto komente ai i bëri në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë ku pos arrestimit të drejtorit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqt  është shqyrtuar i Projektligji për Azil dhe ndryshim-plotësimi i Ligjit për të Huajt.

“Mund të ju them se që nga vendi i ngjarjes në Mitrovicën Veriore nga ana e pjesëtarëve të Punëve të Brenshme ka ndodhur një forcë krejtësisht e panevojshme, më pas ka ardhur deri te mosrespektimi dhe keqtrajtimi i pjesëtarëve të Kuvendit. Forca dhe lëndimet që i janë shkaktuar deputetëve pjestarëve te kuvendit. Ata që kanë udhëhequr atë aksion duhet të marrin përgjegjësi”, tha ai.

“Nëse ju po thoni që Gjuriq po bën propagandë atëherë ju duhet t’i thoni Hashim Thaçit sepse ai takohet më shpesh me Gjuriqin e Vuçiqin se sa unë”, ka shtuar ai, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz