back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeDeputeti i PDK-së: Zgjedhjet për ne janë proces i zakonshëm

Deputeti i PDK-së: Zgjedhjet për ne janë proces i zakonshëm

Të ngjajshme

Partitë politike parlamentare, kryesisht ato më të mëdha, kanë shpeshtuar takimet me elektoratin e tyre ditëve të fundit.

E për këtë pozitë e opozitë thonë se nuk kanë të bëjnë me natyrën e ndonjë fushate zgjedhore, por me aktivitetet e brendshme të partive politike.

Elmi Reçica, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se partia e tyre, qe një vit ka hyrë në proces zgjedhor dhe veprimet e tyre nuk kanë të bëjnë më fushata zgjedhore.

“Krejt ajo çka është duke ndodhur është në kuadër të atij procesi që është legjitim dhe i paralajmëruar shumë më herët. Normal që partitë e opozitës kanë më shumë premisa të asaj që mund të quhet dëshirë dhe vullnet për zgjedhje të reja, ndërsa për PDK-në është proces i zakonshëm”, tha Reçica.

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke zhvilluar zgjedhjet e brendshme në të gjitha degët e saj.

Ndërsa, Fitore Pacolli, deputete nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, tubimet e ndryshme me qytetarë në komuna të Kosovës i arsyeton, siç thotë ajo, për t’u mbrojtur shteti nga vjedhjet dhe korrupsioni që po i bëhen vendit nga partitë në pushtet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz