BallinaLajmeDeputeti i PDK-së intervistohet nga Gjykata Speciale në Hagë

Deputeti i PDK-së intervistohet nga Gjykata Speciale në Hagë

Të ngjajshme

Deputeti i Kosovës nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, sot do të intervistohet në Gjykatën Speciale në Hagë.Paralajmërimin e ka bërë para disa ditësh vetë Shala.

Si njëri ndër eprorët e UÇK-së, ai ka thënë se nuk e heq asnjë shkronjë nga e kaluara e tij.

“Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndi më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së! Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime”, ka shkruar Shala në faqen e tij zyrtare në facebook.

Ai ka falënderuar trungun e tij familjarë që e ka edukuar në rrugën e drejtë karshi popullit dhe atdheut.Shala ka shprehur falenderim dhe mirënjohje edhe për të gjithë bashkëluftëtarët, dëshmorët dhe heronjtë për sakrificën sublime që ata kanë bërë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz