back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeDeputeti i PDK-së deklaron se gruas së tij i është vjedhur vetura...

Deputeti i PDK-së deklaron se gruas së tij i është vjedhur vetura Golf 5

Të ngjajshme

Në deklarimet e bëra për pasurinë që posedojnë në Agjencinë Kundër Korrupsioni, deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka treguar se kanë pasur një veturë Golf 5,  por,  e cila iu është vjedhur, raporton Gazeta Blic.

Hasani ka bërë me dije, se vetura ishte nën pronësinë e bashkëshortes së tij.

Përveç kësaj veture, familja Hasani posedon edhe tri vetura tjera,  njëra është e tipit Mercedes e cila kap shifrën 11.000.oo euro, e dyta Makinë Reno Clio 2017 e cila kushton 13.600.00 euro, dhe e treta veturë është Jeep Cherokee me vlerë prej 1.500.oo euro.

Në deklarimin e pasurisë, shihet që Hasani ka edhe një shtëpi, tri banesa, dhe trualle.

Nga puna si deputet, Nait Hasani në vit fiton  24,587.20 euro./Gazeta Blic./

Të Fundit

Sport

ShowBiz