BallinaLajmeDeputeti i LDK-së: Albin Kurti nuk ngopet me pushtet

Deputeti i LDK-së: Albin Kurti nuk ngopet me pushtet

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Të enjten, ka filluar zyrtarisht edhe sezona e shtatë e Parlamentit të Kosovës, me ç’rast kryetar i legjislativit, u zgjodh Glauk Konjufca.

Konjufcën, e propozoi vet kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Kjo ka nxënë në habi deputetët e LDK-së.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, nëpërmjet një deklarate për “Bota sot”, ka thënë se që nga dita e djeshme raportet në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes, janë në pikën më të ulët.

Siç tha ai, partneriteti në qeverisje nuk ndërtohet me akuza e mosbesim.

“Një raport i ndërtuar me vështirësi pas një historie jo të këndshme tani po rrezikohet. Mund të thuhet që tani nga dje jemi në pikën më të ulët të bashkëpunimit.  Partneriteti në qeverisje nuk ndërtohet me akuza e mosbesim duke bërë veten si luftëtar të korrupsionit e tjerët si dekor”, tha ai.

Avdyli, shtoi se korrupsionin nuk e lufton MPB por organet e gjygjësisë që janë me shumë ndërlidhura me Ministrin e Drejtësisë.

“Partneriteti qeverisës nderohet me balans pushtetesh në mirëbesim e jo me dëshirën e marrjes së pushtetit komplet për vetën në të gjitha shtyllat qeverisëse sepse qytetari ka vendos për një balans pushtetesh ku i pari merr pak më shumë dhe pozitën kryesore në shtet që është Kryeministri. Tani raportet janë më të komplikuara por nëse ka vullnet që Albin Kurti të bëhet kryeministër edhe mund të gjendet zgjidhja çdo herë”, përfundoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz